Vidal nuk luan nesër kundër Freiburgut të Abrashit

E publikuar: 13/10/2017 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich nesër do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Bundesligës.

Bavarezët do të kenë punë të lehtë kundër skuadrës së Freibugurt, e cila pozicionohet në vendin e 15 të ligës elitare gjermane.

Por, kampioni nuk do ta ketë në dispozicion një ndër mesfushorët më të mirë të ekipit Arturo Vidalin.

Kështu së paku thotë trajneri Jupp Heynckes, i cili ka konfirmuar lëndimin e lehtë të mesfushorit kilian.

“Vidal ka një problem të lehtë muskulor dhe nuk do të luajë nesër. Jam trajner që nuk pëlqen të rrezikoj në këso rastesh. Arturo është i rëndësishëm për ne dhe do të pushojë këtë xhiro”, tha trajneri, i cili morri drejtimin e klubit pas shkarkimit të italianit Carlo Ancelottit.

Amir Abrashi, mesfushor i Freiburgut

Ai më tutje deklaroi se në stërvitje po mbretëron një atmosferë e mirë dhe kjo e ka kënaqur gjermanin.

“Lojtarët po argëtohen sërish në punë. Të gjithë thonë: kemi një atmosferë shumë të mirë”, përfundoi ai.

Ndryshe, kujtojmë se në skuadrën e Freiburgut luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi. /Telegrafi/