Vidal konfirmon se mund të largohet nga Barcelona

E publikuar: 13/06/2020 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arturo Vidal ka konfirmuar se mund të largohet nga Barcelona nëse nuk ndihet i rëndësishëm. 33-vjeçari ka thënë se ende ka raporte të shkëlqyeshme me trajnerin e Interit, Antonio Conte.

Vidal është në vitin e dytë te Barcelona, por vazhdon të lidhet me një kalim te Interi që do ta ribashkonte me trajnerin Conte, transmeton Koha.net.

“Jam 33-vjeçar, por ushtroj mirë dhe ndiej se mund të luaj edhe tri apo katër vjet në nivel të lartë”, ka thënë Vidal për El Periodico.

Ai ka thënë se distanca që përshkuan gjatë ndeshjeve dëshmon se ka të ardhme në nivelin më të lartë.

“Ne kemi edhe dy muaj për të luajtur. Jam i lumtur dhe kam lojtarë të shkëlqyeshëm përreth. Por unë dua të ndihem i rëndësishëm. Nëse nuk ndihem atëherë do të shikojë për diçka tjetër në karrierë. Më pëlqen të luaj, nuk po mendoj në të gjitha ndeshjet, por sidomos ato që janë të vështira dhe të rëndësishme për të fituar trofe”.

Mesfushori ka fituar tre tituj të Italisë me Juventusin dhe Conten si trajner.

“Ne kemi raporte të shkëlqyeshme. Ai e di se unë jam fitues dhe se mund të më besojë”.