Vidal: Kalimi te Bayern një hap përpara në karrierën time

E publikuar: 28/07/2015 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nis zyrtarisht aventura e Arturo Vidal me Bayern Munich. 28-vjecari fillimisht kaloi me sukses vizitat mjekësore ndërsa më pas mesfushori kilian, kartoni i të cilit i kushtoi bavarezëve rreth 40 milionë Euro pasi firmosi kontratën që do ta lidhë me kampionët e Gjermanisë për 4 vitet e ardhshme foli për herë të parë si një lojtar i Bayernit. 28-vjecari për kanalin tematik të klubit u shpreh shumë i lumtur që është bërë pjesë e një klubi të madh si Bayerni ndërkohë që theksoi se transferimi te bavarezët është një hap i madh përpara në karrierën e tij. ” Shpresoj të bëj mirë këtu dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë tituj, për mua kjo është një ëndërr që bëhet realitetet deklaroi në vijim të fjalës së tij Arturo Vidal.

Pas 4 vitesh te Juventusi ku përjetoi suksese të shumta duke fituar plot 4 herë titullin kampion të Serisë A, mesfushori kilian rikthehet në Bundesligë këtë herë jo për të mbajtur më veshur fanellën e Bayer Leverkusen por atë të Bayern Munich. I pyetur se përse zgjodhi bavarezët Vidal bëri me dije se dëshiron të përmirësohet si futbollist dhe të fitojë trofeun e Uefa Champions League dhe dicka të tillë mund ta arrijë vetëm me një klub si Bayerni. Në fund 28-vjecari falenderoi Juventusin për 4 vitet që kaloi në Torino.