Vidal i alkoolizuar, aksidentohet me Ferrari

E publikuar: 17/06/2015 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i frikshëm me makinën e tij Ferrari mund të kishte shkuar më keq për mesfushorin e Juventusit dhe Kilit, Arturo Vidal, i cili ka shpëtuar pa pasoja të rënda. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin Santiago ku makina e lojtarit u përplas me një tjetër automjet pasi Vidal e ngiste automjetin nën efektin e alkoolit. Lajmi konfirmohet nga policia që shoqëroi lojtarin i cili u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë. Makina Ferrari 458 u shkatërrua plotësisht, ndërsa Vidal dhe bashkëshortja e tij kanë marrë vetëm plagë të lehta edhe pse u transportuan menjëherë në spital për të kryer kontrollet e nevojshme. Nuk ka ende një dinamikë të aksidentit por gjithçka do të zbardhet gjatë orëve të ardhshme pasi policia po vazhdon hetimet.

Në spitalin “San Luis” ishte i pranishëm edhe përgatitësi atletik i Kombëtares së Kilit, Jorge Desio, i cili mori informacione rreth gjendjes së lojtarit i cili shfrytëzoi ditën pushum të caktuar nga trajneri për ta kaluar me bashkëshorten në një qendër tregtare në periferi të Santiagos. Ndërkohë, në një mesazh të publikuar në Tëitter, mesfushori siguron tifozët se është në gjendje të mirë dhe i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe interesimin.