Vidal dënohet me 800 mijë euro, u përfshi në një incident në klub nate

E publikuar: 18/10/2018 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është gjobitur me 800 mijë euro nga një gjykatë në Munich pas një akuze për dhunë të ushtruar.

Një raport në Sport Bild, përshkroi se si 31-vjeçari ishte pjesë e një grupi në shtator të vitit 2017, të cilët thuhet se kanë sulmuar një tjetër mysafir në “Crown’s Club” me një shishe të vodkës prej tre litrave.

Një tjetër grup që ishte nga vëllai i Arturos, Sandrino, u gjobitën me 20 mijë euro për përfshirje në incidentin që e la viktimën me një plagë në trup dhe tronditje.

“Askush nuk më kërkoi ndjesë mua”, ka thënë viktima i njohur si ‘Mehmet E’.

Prokuroria mund të kishte dënuar palët edhe me burg midis tre muajve dhe 10 vitesh, por në fund vendosi t’i dënojë vetëm me para.

Vjehrri i Vidalit, i përfshirë gjithashtu në këtë incident, u gjobitë me 41 mijë euro për pjesën e tij në këtë incident.

Ndryshe, mesfushori kilian njihet për temperamentin e tij dhe jetën e shfrenuar jashtë futbollit. /Telegrafi/