Vida kalon Kroacinë në epërsi ndaj Rusisë

E publikuar: 07/07/2018 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kroacisë ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës ndaj nikoqirëve, Rusisë.

Është mbrojtësi Domagoj Vida, i cili ka shënuar me kokë për epërsinë 1-2.

Goli i Vidas erdhi në minutën e 101-të apo të gjashtin në vazhdimin e parë të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas harkimit të saktë nga këndorja të Luka Modricit. /Telegrafi/