Viber ju lejon të fshini mesazhet që keni dërguar gabimisht

E publikuar: 28/11/2015 00:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të dërgojmë një mesazh tek personi i gabuar. Viber do t’ju lejojë tani të fshini mesazhet edhe pasi i keni dërguar, nuk ka rëndësi nëse marrësi e ka lexuar apo jo mesazhin. Nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë, kështu do të keni mundësi nëse të fshini edhe një mesazh që e keni dërguar një javë më parë.

Kjo veçori është shumë e rëndësishme në rastet kur shpërndajmë gabimisht informacione personale nga telefoni. Kështu, nëse i keni dërguar dikujt informacione mbi kartën tuaj të kreditit, për çdo qëllim të caktuar, ju mund të fshini në distancë mesazhin nga telefoni i marrësit.