Vetura të shtrenjta, jahte private e rroba të markave të njohura – fëmijët e pasanikëve publikojnë imazhe nga festa e Krishtlindjes (Foto)

E publikuar: 28/12/2018 07:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fëmijët e pasanikëve në Instagram kanë postuar fotografi të ndryshme nga festa e Krishtlindjes, ku nuk hezituan të tregojnë vendet që i kanë vizituar duke u mburrur me luksin e pafund.

Nuk është çudi që ata kanë qerasur të afërmit dhe miqtë me dhurata të shtrenjta, duke filluar nga Chanel, Louis Vuitton apo Gucci, transmeton Telegrafi.

Kur flasim për fëmijët e pasanikëve, nuk mund assesi të mos i shohim këta të rinj duke pozuar nëpër jahte private, hotele luksoze e madje edhe pranë veturave të shtrenjta sportive.

Madje disa janë veshur si babadimri duke mbajtur në duar dhurata, derisa në sfond shiheshin veturat luksoze siç janë Lamborghini Countach, çmimi fillestar i të cilës sillet nga 400 deri në 500 mijë dollarë si dhe Lamborghini Aventador që kapë vlerën e 826 mijë dollarë. /Telegrafi/