Vetura të shtrenjta, aeroplanë privatë e hotele luksoze: Jeta e shfrenuar e pasanikëve të Budapestit (Foto)

E publikuar: 14/04/2018 01:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa shumica e të rinjve presin me padurim festat e fundit për të udhëtuar nëpër botë për të vizituar të afërmit dhe të shijojnë bukuritë natyrore dhe luksin në ato vende, për fëmijët e pasanikëve një gjë e tillë është rutinë.

Kësaj radhe ju sjellim fëmijët e pasanikëve të Budapestit, të cilët në llogarinë e tyre në Instagram publikojnë fotografi nga udhëtimet dhe pushimet e tyre luksoze, transmeton Telegrafi.

Fëmijët e pasanikëve hungarezë nuk po hezitojnë të shfaqin veturat, aeroplanët privatë, por edhe rrobat e aksesorët shumë të shtrenjtë që pjesa tjetër e të rinjve vetëm se mund t’i ëndërrojnë.

Llogaria e tyre në Instagram numëron mbi 12 mijë ndjekës, që çdo ditë informohen për jetën e tyre private. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë. /Telegrafi/