Vetura godet një këmbësore në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë

E publikuar: 18/06/2020 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

“Në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në ora 15:48 ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësore e cila ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Sinjali/