Vetura e kohës! Largon përpara vetes veturat që lëvizin ngadalë (Video)

E publikuar: 03/04/2017 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigurisht që shumica prej nesh ndonjëherë nevrikosemi me veturën që kemi përpara, e cila lëviz ngadalë. Lexus duket që ka një zgjidhje fantastike dhe të teknologjisë së lartë për këtë.

E quajtur ‘Lane Valet’, bëhet fjalë për sistemin i cili do të zhvillohet si një funksion opsional për të gjitha modelet e veturave Lexus, duke përfshirë LC dhe të gjitha modelet tjera luksoze.

Sistemi do të funksionojë në lidhje me përmirësimin e fluksit të trafikut duke “asistuar” dhe lëvizur automjetet të cilat lëvizin ngadalë nga korsia e majtë në korsinë e djathë.

Ky sistem përfshinë një radarë mahnitës me teknologji monitorimi të korsive dhe të dhëna protokolli me wireless. Me fjalë të tjera ky sistem gjysmë-autonom do të bëjë shoferin e një automjeti të ngadalshëm që me “mirësjellje” të lejojë hapësirë për lëvizjen e veturave me shpejtësi më të madhe.

Edhe pse Lexus ka përditësuar kohëve të fundit me teknologji mjaft të lartë veturat e reja, ende ka dyshime që kjo mund të vetëm një nga shakat e shumta që kompanitë e ndryshme të veturave shfaqin për 1 prill.

https://www.youtube.com/watch?v=Tzqio8ig6Gk