Vetura del nga rruga, kalon mbi kokat e turistëve në plazh

E publikuar: 13/08/2015 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale si çadra, shezllone, karrike.

Sipas informatave paraprake dhe dëshmisë së shoferit, vetura me targa rumune nën drejtimin e një gruaje pati një defekt teknik dhe për këtë arsye përfundoi në det duke kaluar mbi kokat e turistëve nga rruga që ndodhej pranë plazhit.

Aksidenti ndodhi në plazhin e Halkidikis të Greqisë. Nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale si çadra, shezllone, karrike.

Shoferi është dëmtuar lehtë sipas dëshmisë së një dëshmitari në vendgjarje./zjarr tv