Vetullat qesharake dedikuar festave të fund vitit (Foto)

E publikuar: 12/12/2017 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Taylor R. është grimerja që ka treguar në Instagram rregullimin e vetullave të saj, që nisi të përhapet si trend.

Ajo ka ndarë fijet në dy anë, që të duken sikur degët e bredhit, për t’i stolisur më pas me zbukurime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Këtë formë e kanë aplikuar edhe shumë të tjera, disa duke i lyer vetullat gjelbër, apo një tjetër që vuri edhe drita që ndizen.

Mirëpo, përpjekjet e tyre për grim sa më të veçantë për festat e fund vitit, po konsiderohen shumë qesharake. /Telegrafi/