Vettel triumfon në garën e ‘çmendur’ për çmimin e madh të Britanisë

E publikuar: 08/07/2018 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel ka triumfuar në garën për Çmimin e madh të Britanisë.

Vettel ka arritur të fitojë garën e pabesueshme në Silverstone të Britanisë.

Kjo është fitorja e dytë e piloti gjerman dhe tani udhëheq renditjen e përgjithshme me 8 pikë më shumë se vendi i dytë.

Piloti gjerman arriti në fund të marrë pozitën e parë në Silverstone, pasi thuajse gjatë gjithë garës kishte duele me Valteri Bottas dhe të tjerët.

Shoferi i kokëkuqes italiane la pas vete pilotin e Mercedesit, Lewis Hamiltonin, i cili e nisi nga ‘pole-position’ dhe shokun e tij të Ferrarit, Kimi Raikkonen.

Në vendin e katërt përfundoiBottas me bolidin Mercedes, ndërsa pozita e pestë i takoi Daniel Ricciardos me Red Bull.

Verstappen zhvilloi një garë të mirë, por në fund doli jashtë pistës shkaku i një gabimi dhe nuk arriti të marr asnjë pikë nga kjo garë.

Me këtë fitore në Britani, Vettel tani prinë në listën e përgjithshme, ndërsa pas tij mbetet britaniku Hamilton. /Telegrafi/