Vetoni thotë se u sulmua nga Shoshi, por është vetëmbrojtur

E publikuar: 09/03/2016 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përfshirjes në një rrahje me Rexhep Shoshin, Veton Surroi ka shkruar një sqarim në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se është goditur fizikisht nga Shoshi, dhe se është detyruar të vetëmbrohet.

Ky është postimi i plotë i Surroit në rrjetin social.

“Një informatë për të sqaruar atë që po ndërtohet si njëri prej skandaleve të radhës.
Sot pasdite, duke u kthyer në shtëpi kam fotografuar vendosjen e pengesave metalike me të cilat uzurpohet parkingu publik i godinës në të cilën banoj. Këto pengesa uzurpuese janë hequr disa herë nga Komuna e Prishtinës, por personi i cili i vendos këto, Rexhë Shoshi, kishte vendosur ta bënte sërish. Pasi fotografova aktin e vendosjes së pengesave, më goditi fizikisht dhe u detyrova të vetëmbrohem. Ai vazhdoi me sharje dhe kërcënime ndaj integritetit tim personal dhe familjar. Këto nuk i mjaftuan por u përpoq që të më godasë me një çekan. Punëtorët e angazhuar nga ai për vendosjen e pengesave metalike ndërhynë dhe e penguan që të më godasë. Nga ky incident dola pa ndonjë lëndim fizik.
E lajmërova policinë për sulmin ndaj meje në 18 e 15. Pas dy orë qëndrimi në Stacionin policor më në fund arrita ta jap deponimin tim për ngjarjen.
Kjo është hera e dytë që sulmohem nga Rexhë Shoshi. Për sulmin e herës së parë ai është dënuar me një aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata kompetente”.