Vetëvritet një pjesëtar i FSK-së në Prishtinë

E publikuar: 27/12/2020 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47-vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, ka konfirmuar për KosovaPress se bëhet fjalë për kolonel Gyner Murati.

“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marrë me rastin. Për çdo informacion të ri do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.