Vetëvritet një person në Istog

E publikuar: 04/07/2019 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vetëvrasje ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc, komuna e Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Mund të ju konfirmojmë së viktima me inicialet T.P, viti i lindjes 1970 dyshohet të jetë vetëvrarë, rasti është nën hetim”,

Ibra tha se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, dhe se prokuroria është duke e hetuar rastin.