Vetëvritet brenda aeroportit të Rinasit 23-vjeçari

E publikuar: 01/09/2016 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri i ka dhënë fund jetës në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit menjëherë sapo ka zbritur nga një fluturim i linjës Mynih-Tiranë.

I riu, i identifikuar si Juglend Kapllanaj, 23 vjeç dhe banues në Tiranë, ka zbritur në aeroport rreth orës 15:30 minuta dhe menjëherë ka hipur mbi tarracën e ndërtesës ku operojnë kompanitë e fluturimeve dhe ajo e administrimit të terminalit.

Dëshmitarë të rastit kanë dhënë alarmin dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së Komisaritatit të Rinasit. Uniformat blu sqarojnë se i riu nuk ka komunikuar asgjë dhe është hedhur menjëherë nga një lartësi rreth 8 metra.

Ai është shoqëruar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por atje ka mbërritur i pajetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia është duke hetuar shkaqet që çuan 23-vjeçarin në marrjen e vendimit ekstrem për t’i dhënë fund jetës. Dyshimet e para janë që ai vuante nga depresioni pasi para se të hipte mbi tarracë u ka thënë punonjësve të aeroportit se ishte Spidermani.