Vetëvendosje zbulon sloganin për zgjedhjet e 6 tetorit

E publikuar: 11/09/2019 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta ketë sloganin “Erdhi Dita”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është kandidat për kryeministër, ka publikuar këtë slogan në profilin e tij në Facebook.

Nga kjo parti, garës për deputetët do t’i hyjnë 110 kandidatë, ndërsa pjesë e listës zgjedhore është edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.