Vetëvendosje, me votë zgjedh kandidatët për kryetarë komunash

E publikuar: 22/07/2017 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka njoftuar se ka shpallur zgjedhjet e brendshme për të përcaktuar kandidatët për kryetar komune.

Ismail Kurteshi ka thënë se nuk ka përjashtim për asnjë person që është i interesuar t’i futet garës për të marrë besimin e qytetarëve.

Ai ka deklaruar se të gjitha kandidaturat do të bëhen publike së shpejti dhe të gjithë ata që synojnë postin e të parit të komunës së tyre duhet t’i futen procesit zgjedhor./Indeksonline/