Vetëvendosje: President mos e shkel Kushtetutën, por vepro si në vitin 2010-2017

E publikuar: 29/03/2020 07:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arlind Manxhuka, nga Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese apelojnë tek Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, që t’i referohet nenit 82 pika 2, dhe precedentëve të njejtë të viti 2010 dhe 2017, të cilat tashmë janë edhe norma të pa shkruara, dhe mos të ngutet me deklarata jokushtetuese se, që nga e hëna do t’i ftojë partitë politike për konsulta. Ai ka shtuar se nuk duhet ngutur deri sa të kaloi pandemia Covid-19, sepse vendi nuk ka vakum institucional kur kemi qeveri në detyrë që udhëhiqet nga Kryeministri, Albin Kurti.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Manxhuka, nënjë intervistë të shkurtër pë gazetën online InfoSot, ka treguar për qëndrimin që do ta mbajnë si parti fituese, pas situatës së krijuar dhe deklaratës së Presidentit Hashim Thaçi, se që nga e hëna do të nis konsultat me partitë politike për të pa se cila nga partitë ka mundësi ta formoi qeverinë e re, pa shkuar vendi në zgjedhje në këtë situatë kur po përballemi me virusin Korona.

Ai ka thënë se, Thaçi duhet t’i referohet nenit 82 pika 2, ashtu siç u janë referuarn më herët në vitin 2010 dhe 2017, ku e kishim situatën e njejtë.

Sipas Manxhukës, atëbotë po e njëjta situatë ishte, kishte votë të suksesshme në mosbesim ndaj qeverive të asaj kohe, e mëpas Presidentët kanë shpërndarë Kuvendin dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Poashtu ai ka shtuar se, tashmë kjo situatë ka precedent që është shëndërruar në normë juridike, dhe duhet vepruar sipas kësaj norme kur jemi në të njejtën situatë.

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, referuar nenit 82 ku flitet për shpërndarjen e Kuvendit, pika  2 e tij thekson që Presidenti mund të shpërndaj Kuvendin pas votimit të sukseshshëm të mocionit të mosbesimit, më tutje ne kemi tashmë dy dekrete atë të vitit 2010 dhe atë të vitit 2017, ku të dy presidentiët në vitet e cekura, pas votimit të sukseshshëm për mosbesimit ndaj Qeverisë, kanë shpërndarë Kuvendin, tashmë ka precedent, dhe është shndërruar në normë”, ka shkruar për InfoSot, zëdhënësi i LVV’së Arlind Manxhuka.

Deklarata e Presidentit Thaçi ku thënë se, do i nis konsultat duke mos iu referuar nenit 82 pika 2 është jokushtetuese, por të pasuksesshme, sipas Manxhukës.

“Deklaratat e Presidentit Thaci, janë sinjale për të nisur përpjekjet e tij jokushtetuese e të pasukseshshme”, ka thënë Manxhuka.

Poashtu zëdhënësi i LVV’së, ka shtuar se si parti fituese kërkojnë nga Presidenti të mos ngutet deri sa të kalojë kjo situatë pandemike, sepse vendi ka Qeveri, dhe pasi të kaloj situata të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Prandaj ne presim që ta tejkalojmë këtë situatë dhe pas kësaj, Presidenti të caktoj datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës”, ka shtuar zëdhënësi i VV’së.

Lëvizja Vetëvendosje situatën e krijuar pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga kryetari i tyre Albin Kurti, nuk e sheh si vakum institucional, sipas tyre përkushtimi më i madh për ta është gjendja momentale që po përballet vendi me virusin Covid-19.

“Së pari, nuk ka asnjë vakum institucional, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka kompetencat e plota për të menaxhuar dhe adresuar masat që lidhen me COVID – 19. Tani për tani ne jemi shumë të përkushtuar që nga kjo situatë e krijuar nga virusi COVID – 19  të dalim me numër të vogël të të prekurve dhe të mos ketë pasoja në jetë njerëzish, secili institucion po punon e angazhohet në këtë drejtim, pra ky është shqetësimi jonë e që është shqetësim edhe në gjithë botën”, ka thënë për InfoSot, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.