Vetëvendosje paralajmëron përsëri kundërshtimin e demarkacionit

E publikuar: 21/03/2018 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar arrestimin e pesë deputetëve të saj, të cilët hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në një komunikatë, Vetëvendosje ka theksuar se do të v vazhdoj të kundërshtoj demarkacionin, të cilin e quan të dëmshëme.

Ja njoftimi i VV-së:

Pesë deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Fitore Pacolli, Drita Millaku, Liburn Aliu, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë arrestuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, thuhet në njoftiminn e VV-së

Marrëveshja për demarkacionin është mashtrim për Kosovën. Një marrëveshje të tillë VETËVENDOSJE! është zotuar se do ta kundërshtonte.