As Vetëvendosje nuk merr pjesë në seancën e sotme parlamentare

E publikuar: 30/03/2016 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy partive opozitare, AAK-së dhe Nismës, për të mos marr pjesë në seancën e sotme iu është bashkangjitur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca e cila pritet të fillojë sot në ora 11:00 do të zhvillohet pa praninë e partive opozitare. Krejt kjo pasi AAK dhe Nisma kanë vendosur përfundimisht që të bojkotojnë pjesëmarrjen e tyre në seancat e Kuvendit, raporton lajmi.net.

Por një gjë të tillë nuk do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje. Ata pjesëmarrjen e tyre ne seancë do ta vlerësojnë varësisht nga rëndësia që sipas tyre ka seanca.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adonis Tahiri tha në një prononcim për lajmi.net se në seancën e sotme kanë vendosur që mos të marrin pjesë.

“Po sot kemi vendosur që të mos marrim pjesë në këtë seancë. Ne do të vlerësojmë rëndësinë e seancës, për të vendosur më pas a të jemi pjesëmarrës ose jo”.

Përndryshe, sot si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i bordit të OSHP-së, njëri nga kushtet për liberalizim të vizave.