Vetëvendosje kërkon përfaqësues të Luginës në ekipin negociator

E publikuar: 07/01/2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu gjatë një konference për media ka kërkuar që ekipi negociator të ketë edhe një përfaqësues të Luginës raporton “Zeri.info”.

Sipas Aliut është i pakuptimit fakti që presidenti Thaçi e përmend Luginën, mirëpo në ekipin negociator nuk ka përfaqësues nga kjo pjesë.

“Në draft dokumentin e Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë nuk figuron fjala reciprocitet. Ekipi negociator që do udhëtoj nesër në Bruksel po shkojnë vetëm që të vazhdojnë ketë proces që nuk i solli asgjë të mirë Kosovës. Si është e mundur që pikërisht në këtë delegacion ku ka përfaqësues të partive aq të vogla të mos ketë edhe përfaqësues të Luginës”, tha ai.

Ai tha se nuk mjafton vetëm përfshirja e temës se Luginës por duhet të ketë edhe përfaqësues të kësaj pjese.

Aliu vlerëson se ekipi negociator për bisedime me Serbinë është i mangët dhe po shkon në bisedime pa një platformë të qartë. /Zëri