Vetëvendosje dorëzon kërkesën në KQZ për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

E publikuar: 26/05/2020 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, Bajram Ajeti, ka dorëzuar kërkesën dhe propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve me datën 14.06.2020.

“Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaqërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me Covid-19 mbi një muaj”.

VV vlerëson se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet.

“Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet. Ne sot dorëzuam propozimin tonë dhe presim që KQZ-ja në koordinim me institucionet shëndetësore të caktojnë datën e zgjedhjeve”.