
Lëvizja Vetëvendosja ka deponuar e para nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndaje të Kuvendit.
“Konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka deponuar në Kuvend nënshkrimet e 19 deputetëve, për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, transmeton Klan Kosova.
Dje në mbledhjen e Kryesisë ka pasur një ujdi në mes të gjitha partive që kjo seancë të mbahet më 22 gusht.