Vetëvendosje deklarohet për takimin mes Sveçlës dhe Gjuriqit

E publikuar: 07/12/2019 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra për media nga Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar lidhur me fotografinë që u publikua pak më parë nga Gazeta Express ku shihet anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Vetëvendosje ka thënë për Gazetën Express se ky nuk është takim i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Çfarë kërkon Xhelal Sveçla në takim me Gjuriqin në Tiranë?

Çfarë kërkon Xhelal Sveçla në takim me Gjuriqin në Tiranë?

Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.

“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes.