Vetëvendosje – ambasadorit norvegjez në Kosovë: Mos prit që të konsiderojmë superior

E publikuar: 04/03/2016 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje, që tashmë punon në Komunën e Prishtinës ka reaguar pas një interviste të ambasadorit norvegjez në Kosovë, Jan Braathu.

Ky i fundit ka thënë se opozita kosovare po sillet sikur të gjithë të tjerët janë budallenj në Kosovë, raporton lajmi.net

E Vraniqi thotë se Braathu e ka problemin që nuk po e konsiderojnë qenie superiore.

Ja postimi i tij:

Ambasadori norvegjez nuk e ka hallin që ne i konsiderojkam budallenj siç pretendon, sepse ai e din që kjo nuk është e vërtetë. Problemin e ka që ne nuk po i konsiderojmë qenie superiore mbi ne, siç bëjnë disa të tjerë këtu!

/lajmi.net/