Vetëvendosja i refuzon Nismën dhe AKR-në për koalicion

18.11.2019 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vetëvendosja i refuzon Nismën dhe AKR-në për koalicion

Ani pse Nisma Socialdemokrate së bashku me AKR-në dhe PD-në momentalisht janë duke qëndruar mbi pragun zgjedhor, dy partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit nuk po i shohin si partner të mundshëm në koalicionin që do të përbëjë qeverinë, shkruan Gazeta Express.

Partia e Albin Kurtit ka thënë se zgjedhjet e gjashtë tetorit ishin mesazh i qartë. Tutje, ajo ka bërë të ditur se momentalisht në parti janë duke diskutuar për bashkëpunim me pakicat joserbe.

“Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë mesazh i qartë: populli ka votuar për ndryshim dhe ata që deri dje ishin në qeverisje të kalojnë në opozitë. Tash për tash jemi të fokusuar që të ndërtojmë koalicionin qeverisës me LDK. Ekziston mundësia për bashkëpunim edhe me pakicat joserbe. Mirëpo, fryma në Lëvizjen tonë është që të mos kemi koalicion me koalicionin Nisma-Akr. Por përtej kësaj ende s’janë certifikuar rezultatet dhe për ne rezultate zyrtare janë ende ato që i ka shpallur KQZ-ja”, ka deklaruar për Express, Arlind Manxhuka, nga sekretariati për media në Lëvizjen Vetëvendosje.

Tashmë, kanë kaluar më shumë se një javë prej kur kanë përfunduar takimet në mes të grupeve punuese për harmonizim të programit në mes të LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.

Që nga atëherë, nuk ka pasur ndonjë takim në nivel të liderëve, derisa është bërë e ditur se dy partitë janë duke pritur takimin kur do të diskutohet për tema të mëdha si ndarja e qeverive, e dialogu pasi që të certifikohen rezultatet.

Ndryshe, ky proces si duket do të zgjasë edhe këtë javë, pasi që pas vendimit të PZAP-it, deri më tani janë numëruar vetëm 41% vendvotime.

Pas ankesës për votat e ardhura nga Serbia për të cilat vendosi PZAP-i që nuk do të hyjnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, vendim ky që u konfirmua edhe nga Gjykata Supreme, pati disa përplasje në mes të zyrtarëve të Vetëvendosjes e Nismës Socialdemokrate, që eskaluan edhe në akuza në mes të dy partive.

Sa i përket asaj se a do të bashkohet në koalicionin VV-LDK, që me shumë gjasë do të përbëjë qeverinë e ardhshme edhe Nisma, ka folur ditë më parë edhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas tij, është VV-ja ajo që do të vendosë se kush e përbën qeverinë, pasi që ata kanë dalë si parti e parë nga zgjedhjet. /GazetaExpress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kë janë top 10 futbollistët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve

Kë janë top 10 futbollistët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve

I “fluturojnë” shqiptarit paratë nga çanta, nuk dha një argument bindës së si i kishte siguruara paratë

I “fluturojnë” shqiptarit paratë nga çanta, nuk dha një argument bindës së si i kishte siguruara paratë

Kërcënon Jashari: SBASHK’u grevën e së premtës në arsim e sheh si alarm të fundit

Kërcënon Jashari: SBASHK’u grevën e së premtës në arsim e sheh si alarm të fundit

E thotë BE se, Korrupsioni është ende sfidë për Kosovën

E thotë BE se, Korrupsioni është ende sfidë për Kosovën

Abazi për zyrtarët e LDK-së: Kujdes, mos e dërgoni ujë në mullirin e Prontos

Abazi për zyrtarët e LDK-së: Kujdes, mos e dërgoni ujë në mullirin e Prontos

Avdyli: Jam optimist për koalicionin ndërmjet LDK’së  me Vetëvendosjen

Avdyli: Jam optimist për koalicionin ndërmjet LDK’së me Vetëvendosjen

Kurti: S’kemi marrëveshje me LDK’në, nuk takohemi sot me Mustafën

Kurti: S’kemi marrëveshje me LDK’në, nuk takohemi sot me Mustafën

“Siparantum” pjesë e projektit global edhe kori nga Peja. – #resolution2020

“Siparantum” pjesë e projektit global edhe kori nga Peja. – #resolution2020

Kurti: Gjendja në shëndetësi paradoksale, gjat qeverisjes sime do ta kem primare shëndetin e të gjithë qytetarëve

Kurti: Gjendja në shëndetësi paradoksale, gjat qeverisjes sime do ta kem primare shëndetin e të gjithë qytetarëve

Haradinaj është intervistuar për rastin e vrasjes së vëllait

Haradinaj është intervistuar për rastin e vrasjes së vëllait

Pasi e ndalin në rrugë ia grabisin kuletën me 130 euro

Pasi e ndalin në rrugë ia grabisin kuletën me 130 euro

Gjykata vendos në favor të ish kryetarit të Suharekës Sali Asllanaj

Gjykata vendos në favor të ish kryetarit të Suharekës Sali Asllanaj

Xhudistja Distria Krasniqi e artë në Mastersin e Kinës

Xhudistja Distria Krasniqi e artë në Mastersin e Kinës

Kurti: Më mirë të mbyllet çështja e qeverisë para se të hapet çështja e presidentit

Kurti: Më mirë të mbyllet çështja e qeverisë para se të hapet çështja e presidentit

Qorrolli: Pengesat për mosarritjen e marrëveshjes VV-LDK lidhen kryekëput për pushtet

Qorrolli: Pengesat për mosarritjen e marrëveshjes VV-LDK lidhen kryekëput për pushtet

I rrahuri nga Njësia Speciale, Djuric: Paralajmëron trazira e konflikte në Kosovë

I rrahuri nga Njësia Speciale, Djuric: Paralajmëron trazira e konflikte në Kosovë