Veterineri ndaloi rinoqerontin për bishti, për t’i bërë një kontroll mjekësor (Foto)

E publikuar: 13/09/2018 06:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i veterinerëve nga East Cape i Afrikës së Jugut, e kanë vënë nën anestezion një rinoqeront, për t’ia kryer një kontroll mjekësore dhe t’i instalojnë disa mikroçipë.

Por, para kësaj procedure, njëri prej tyre e ndaloi kafshën gjigante duke e mbajtur për bishti, transmeton Telegrafi.

Rinoqerontit i është vënë një qetësues që e vuri në gjumë, por veterinerët u deshtë të punonin me shpejtësi, sepse efekti i medikamentit ishte mjaft i lehtë.

Megjithatë, ata arritën t’i marrin mostrat e gjakut si dhe ia kontrolluan trupin për lëndime. Më pas i vunë një mikroçip në brirë, si dhe një rreth në këmbë, në mënyrë që të dihet se ku ndodhet.

Kjo procedurë kryhet për çdo vjet, për më se 2,000 rinoqerontët që kanë mbetur në atë regjion.

“Është e dhimbshme, se këto kafshë vriten vetëm për t’ju marrë bririn. Mirëpo, ata që e shesin fitojnë deri në 50 mijë euro për një brirë”, ka thënë një anëtar i grupit.

Qeveria afrikane po ndërmerr ligje të ashpra, vetëm që të mbrohen këto gjallesa që janë në zhdukje dhe po vazhdojnë të jenë në shënjestër të gjuetarëve. /Telegrafi/