Veteranët e UÇK-së, protestojnë për listat

E publikuar: 30/03/2015 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, sot do të mbajë një demonstratë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ata kanë njoftuar ditë më parë se protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe do të vazhdojë drejtë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Organizatorët më herët kanë paralajmëruar se nuk marrin përgjegjësi për atë që mund të ndodh gjatë protestës.

Përgjegjësinë, siç kanë thënë ata, do e mbajë Komisioni dhe Qeveria e Kosovës, i cili sipas tyre, po e zvarrit procesin e publikimit të listave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.