Veteranët e UÇK-së dënojnë vrasjen e policit në Istog

E publikuar: 27/12/2018 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës, Izet Demaj, i cili gjatë luftës ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

OLV e UÇK’së në reagimin e tyre ka kërkuar që organet e rendit t’i shtojnë masat e sigurisë në vend.

“Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-së dënon ashpër vrasjen e policit Izet Demaj (veteran i i luftës), i cili ra në detyre gjate përleshjes me plaçkitësin e një banke ne Istog. Njëkohësisht shprehim shqetësimin tonë rreth shpeshtimit te plaçkitjeve e qe po marrin edhe jete njerëzish dhe kërkojmë nga organet e rendit qe te shtojnë masat e sigurisë”, thuhet në ketë reagim.

OLV e UÇK’së i ka shprehur ngushëllime familjes se policit qe ra sot ne krye të detyrës.