Veteranët e luftës, të shtunën protestë për Ramush Haradinajn

E publikuar: 18/01/2017 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë se do të organizojnë një protestë gjithëpopullore në mbështetje të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim partie a shoqate, që të na bashkëngjiten në protestë, ditën e shtunë me datën 21 janar 2017 ora 13:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së, transmeton KP.
Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb.