Veteranët e luftës nisen me turra për në Durrës, thotë Gucati

E publikuar: 30/06/2018 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veteranët të dalë nga lufta nga dita e nesërme do të shkojnë të pushojnë në Durrës falë mijëra eurove të ndara nga qeveria e Ramush Haradinajt
Këtë e ka konfirmuar ditë më parë edhe Kryetari i OVL-së Hysni Gucati, transmeton Exprees.

“Kemi pasur takim me kryesinë. Me Këshillin Drejtues e kam përfunduar. Komisioni ka vendosur më 1 korrik të niset turra e parë. 250 do të shkojnë një herë, sepse nuk munden të gjithë përnjëherë për shkak se nuk ka vend në hotel. Në Durrës do të shkojmë”, ka thënë Gucati.

Por reshjet e shiut që kanë rënë pa pushim gjatë muajit qershor janë një suprizë e hidhur për veteranët pasi uji vazhdon të jetë ende i ftohtë, shkruan albeu.com. E megjithatë ata duhet ta durojnë këtë fakt edhe pse uji i ftohtë nuk ndikon sa duhet për shëndetin e tyre pasi kjo është edhe arsyeja që qeveria ua dha 300 mijë euro.

Në total, numri i veteranëve që do të shkojnë në det, e banja shëruese do të jetë 1500, me 300 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës.

Moti i keq ka ndikuar edhe të bizneset buzë bregdetit të cilët janë shprehur se ka një numër të paktë të turistëve dhe ata që ishin u larguan më herët.