VETERANET E LUFTES DHE VETERANET QYLIT

E publikuar: 12/04/2015 01:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhevat Bislimi

Vetem pas tete vitesh ne krye te Qeverise, Hashim Thaci u kujtua (ne fund te mandatit dhe ne prag te zgjedhjeve!!!) te propozoje ligjin per “kategorite e luftes” ne Kuvend per miratim…!!! Ligji qe propozoi Qeveria (zyra) e Kryeministrit (Hashimit) dhe qe u miratua nga Kuvendi i Republikes me shume sherbeu dhe po sherben per “degradimin” Luftes se Madhe te LPK-UCK-se dhe te kombit shqiptar, se sa per zgjidhjen e statusit te atyre qe do te njiheshin veterane, deshmore dhe invalide te luftes…!!!
Prandaj, edhe nuk u be asnjehere (16 vite) ligji per mbrojtjen e Luftes se LPK-UCK-se dhe te vlerave te saj!! Ligji per “kategorite e luftes” u be ne ate menyre dhe me aso kriteresh qe te mos merrej vesh kush ishte veterane i luftes e kush i qylit, kush ishte deshmore i luftes e kush deshmor “aksidental” (i “taksiratit”…), kush ishte invalid i luftes e kush invalid i punes, “aksidental”, “taksiratli”…!!! Vet ligji paralajmeronte nje mishmash te ketille dhe nje zhvleresim te luftes dhe te “barazimit” te atyre qe nuk mund te barazohen kurre! Por, si shume ligje, si shume vendime, memorandume dhe premtime tjera te Hashimit, edhe ky ligj ishte ne funksion te zgjedhjeve (votave) dhe te perpjekjeve per ta demtuar dhe zhvleresuar ate qe mori vlere dhe u shenjterua nga gjaku i deshmoreve, nga perpjekjet, mundi, djeresa dhe flijimet e LPK-UCK-se dhe te mbare kombit shqiptar!
Me kete ligj dhe me kete komision partiak ndryshoi kuptimi i fjales (nocionit, konceptit) “veteran”, i fjales “deshmor”, i fjales “invalid” ( i luftes)! Nuk i ve faj njeriut (shqiptarit) tone te varfer, te shtypur, te perbuzur, te paarsimuar…, por kur pash listen e veteraneve te anes tone vertet nuk u ndjeva me se miri. Si njeri nga drejtuesit e LPK-se, e cila themeloi UCK-ne dhe te gjithe sektoret e saj (edhe Fondin “Vendlindja Therret”), si perfaqesues politik i UCK-se, si shqiptar… s’kisha si te ndjehesha mire kur shikoja te barazoheshin te pabarazueshmit ne ato lista te veteraneve, deshmoreve dhe invalideve te luftes se UCK-se…!! Keshtu, po thone e po shkruajne, ka ndodhur edhe me zonat tjera! Nje gare e semure dhe primitive e pasluftes midis komandanteve dhe eproreve te UCK-se te zonave te ndryshme per te shtuar ushtaret, deshmoret dhe invalidet pas lufte…!! Veteran, ai qe kishte luftuar me muaj ose vite deri ne diten e fundit, “veteran”, edhe ai qe nuk kishte hedhur asnje pushke kunder pushtuesit, edhe ai qe nuk kishte hedhur asnje guri kunder pushtuesit, edhe ai qe kishte bere “betimin” dy-tri dite pa perfunduar lufta…, dhe, me e keqja dhe me e denueshmja, veteran edhe ai qe nuk kishte asnje lidhje me veprimtarite atdhetare dhe luftarake kunderpushtuese e clirimtare, madje edhe ai qe kishte qene ne anen tjeter…!! Dhe me besoni qe kam pare jo pak emra te ketille!
Dihet per secilen zone sa ushtare ka patur ne fund te luftes. Nje Zone, p. sh. ne fund te luftes kishte dorezuar listen me rreth 850 ushtare, ndersa 16 vite me vone na dalin rreth 3 000 ushtare-luftetare! Pak a shume kjo gjendje eshte ne te gjitha zonat! Njesoj edhe me deshmoret dhe invalidet e luftes!! Ose ndonje zone (komune) ku nuk eshte shkrepur asnje fishek dhe nuk eshte bere asnje veprim tjeter per ta demtuar armikun ose per ta ndihmuar popullaten dhe 16 vite pas lufte na dalin gjithe ata “heronj”-veteran te qylit…!! Cfare i shtyri keta bashkekombes tane qe te behen mashtruese edhe ne nje ceshtje kaq te shenjte, sic ishte lufta clirimtare e UCK-se?! Sipas meje, keta mashtruese-profitere, nuk kane synime-ambicje te njejta. Nje pjese e tyre (me deficit atdhetar, intelektual…) emrin “veteran” e duan per te fituar nje status me te “larte” ne familje, farefis dhe shoqeri, per t’u dukur dhe per te nxjerr gjoksin para…!! Nje pjese tjeter statusin dhe emrin e “veteranit” e duan sa per te perfituar nje pension (ndihme sociale) dhe ndonje perfitim tjeter!! Njesoj edhe me invalidet dhe familjet e atyre qe moren statusin e “deshmorit” te rrejshem…!!
Mirepo, keta bashkekombes tane mashtruese duhet ta kene te qarte ose t’u behet e qarte se njerezit rreth tyre e din fare mire se kush jane, kush ishin, ku kishin qene, cfare (s)kishin bere e cfare “patriotesh” e luftetaresh kishin qene e jane…! Kjo kategori mashtruesish e matrapazesh (kategori e qylit) librezat e UCK-se i shfrytezuan edhe gjate ketyre 15 vitesh per te uzurpuar, per te zhvatur, per te pervetesuar dhe perfituar ne dem te vendit dhe te popullit tone…!!! Ka edhe ndonje qe vertet ishte ushtar-luftetar apo epror i UCK-se dhe ka bere njemije e nje te zeza pas lufte, duke demtuar luften e UCK-se, emrin dhe vlerat e saj…!!! Prandaj, edhe ketyre duhej hequr statusi i veteranit e lere me atyre qe s’kane qene fare ose qe ishin ne anen tjeter…!! Menjehere pas ligjit te keq, pergjegjesia bie edhe mbi Komisionin Qendror, qe ka pranuar lista, deklarata e deshmi te rrejshme dhe jo autentike, lista te shkruara pas 16 vitesh! Dhe, pas komisionit, pergjegjes jane ata komandante dhe eprore qe hartuan lista, bene deklarata e deshmi te rrejshme 16 vite pas lufte, per t’i veshur me rroben e “veteranit”, te “invalidit” dhe te “deshmorit” familjaret, farefisin, miqte dhe bashkepartiaket e tyre aktuale, por edhe per t’u dukur si komandante te medhenj (pas lufte)!!! Keta komandante dhe eprore do te duhej te ndiqeshin edhe penalisht dhe te burgoseshin… Verifikimi i ketyre fakteve nuk eshte fare i veshtire, bile eshte fare i lehte (po te kishte dhe do te kete nje dite vullnet…).
Eshte fakt i pamohueshem se Lufta e UCK-se fitoi simpatine dhe mbeshtetjen e mbare kombit tone dhe te mbare botes se perparuar dhe demokratike. Ne kete kuptim eshte i merituar mbare populli shqiptar (sidomos ne Kosove), qe perballoi me qendrese dhe heroizem te pashoq vuajtjet, dhunen, terrorin, shkaterrimin dhe masakrat qe benin forcat pushtuese serbe… Nuk u gjetenkurre tre shqiptare qe te protestonin kunder luftes se UCK-se sic do te deshironte Serbia. Mirepo, duhet te dallohet, si ne mbare boten, veterani, deshmori dhe invalidi i luftes nga qytetaret dhe nga populli qe e mbeshteti (kush me shume e kush me pak) luften… Republika e Kosoves, si cdo shtet tjeter, ka detyrim t’i siguroj nje strehe, nje cope buke dhe kushtet themelore per nje jete modeste secilit shqiptar-qytetar te saj, por jo duke e bere “veteran”, “deshmore” e “invalid” te luftes ose permes rrugeve tjera spekulative, mashtruese dhe te pendershme, qe demtojne rende vlerat dhe fotografine e popullit dhe te vendit tone! Kete marre as nuk e meriton dhe a nuk ia ka borgj kombi shqiptar institucioneve te coroditura te Prishtines…!

Per fund e lash edhe nje ceshtje te rendesishme. Ky ligj e ka perjashtuar dhe mohuar themeluesen, organizatoren dhe drejtuesen e UCK-se, Levizjen Popullore te Kosoves, e cila ka meriten e pakundershtueshme, kombetare dhe politike per marrjen e vendimit dhe te pergjegjesise historike per lufte te armatosur clirimtare kunder Serbise pushtuese! Drejtuesit dhe anetaret e saj u bene edhe organizatoret, mbeshtetesit, luftetaret, komandantet dhe perfaqesuesit e UCK-se dhe te Luftes Kunderpushtuese Clirimtare te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves dhe te viseve te saj… Prandaj, ligjpropozuesit dhe ligjvenesit nuk kishin dhe nuk kane te drejte ta mohojne dhe ta perjashtojne kete organizate nacionalclirimtare. Ky ligj ka perjashtuar dhe mohuar edhe deshmoret e shumte te rene ne perpjekje me pushtuesin ne Kosove para ketyre viteve…! Edhe kjo eshte nje arsye qe te permiresohet dhe ndryshohet medoemos ky ligj… Degjenerimi dhe coroditja e pushtetareve dhe politikaneve nuk do te duhej ne asnje menyre dhe ne asnje kohe t’i vishte popullit-kombit dhe vendit, sepse edhe nuk mund t’i vishet.
Ne kete shkrim nuk fola per rolin, rendesine dhe peshen vendimtare qe ka mbajtur shteti AME shqiptar dhe populli i tij (bashkekombesit tane) ne krejt Levizjen tone Kombetare dhe posacerisht ne Luften e UCK-se… Veshtire se do te niste dhe te perfundonte (me debimin e Serbise) lufta e UCK-se pa shtetin shqiptar, por kjo eshte pak jashte temes qe doja te trajtoja ketu…