Veteranët do përfitojnë atëherë kur të finalizohen listat

E publikuar: 30/07/2015 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa të përfundojë i gjithë procesi për finalizimin e listave të veteranëve Qeveria e Kosovës nuk do të shpërndajë përfitimet për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit Daut Haradinaj rreth kësaj çështje, siç transmeton rtv21, tha se Fondi për Veteranët është pjesë e buxhetit të rishikuar dhe sapo të finalizohen listat në përputhje me ligjin do të përfundojë edhe ndarja e këtij fondi.

Hoti ka thënë se gjithçka është transparente dhe në përputhje me ligjin.