Vetëm tre për qind e pjesëmarrësve, arritën ta përfundojnë sfidën e ëmbëlsirës me çokolatë (Foto)

E publikuar: 07/04/2019 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klientët e një lokali në Mançester të Anglisë, kanë provuar ta përfundojnë sfidën e ëmbëlsirës me çokolatë, por shumica prej tyre e kanë pasur të pamundur.

Në fakt, vetëm tre për qind e pjesëmarrësve, arritën ta përfundojnë vetëm torte, akullore, monedha ari, pjata nga çokolata e shkrirë e mbushur me krem dhe një gotë e madhe me çokolatë të nxehtë, transmeton Telegrafi.

Gjatë disa viteve sa është duke u praktikuar kjo sfidë, mundësinë për të fituar një medalje dhe një kuti me çokolata, e kanë pasur vetëm 241 persona, derisa mbi 8,000 të tjerë nuk ia dolën.

“Nëse ia dilni ta përfundoni vet, pa ndihmën e shokëve, atëherë do të shpërbleheni me më shumë çokolatë, nëse është duke iu munguar” thuhet në meny.

Nëse klienti nuk arrin ta përfundojë, duhet ta paguajë atë për 15 funte, sikur të kishte porositur ndonjë ëmbëlsirë tjetër. /Telegrafi/