Vetëm Lista Serbe nuk e nderoi Isa Boletinin në Prishtinë

E publikuar: 09/06/2015 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji dite para se me u rivarros ne fshatin e tij te lindjes, eshtnat e Isa Boletinit ishin në Prishtinë.

Deputetët, zyrtarët e shtetit e qytetarët i banë nderime heroit kombëtar.

Mbas tyne, ishte radha edhe për grupet parlamentare.

Edhe pse Lista Serbe e injoroi komplet ceremoninë, deputetët nga Komunitetet tjera e nderuen veprën e heroit, Isa Boletini.

E para se eshtnat e Isa Boletinit te arrinin në Kuvendin e Kosovë, deputetët   mbajtën nji seancë për nderë të veprës së tij.

I pari që u intonue, ishte himni shtetnor i Kosovës, për të cilin Isa Boletini nuk kishte ndigjue ndonji herë.

Por, nuk kishte qysh me qenë ndryshe, përvec se për Isa Boletinin te ndijohej edhe himni kombëtar. Kësaj radhe, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ndejten ulun.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se vepra e Isa Boletinit ishte shembull i frymëzimit patriotik.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti në emën te Grupit Parlamnetar të PDK’s, tha se Isa Boletini ishte ndër të paktët që i rezistoi gjykimit të historisë.

E për fjalim poetik e emocional u përkujdes deputeti i LDK’s, Sabri Hamiti.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar te Vetëvendosjes Glauk Konjifca, thumboj udhëheqësin e tanishme. Tue i përmend betejat e heroit, tha se të vegjël janë ata që mendojnë për poste kur vendi ka nevojë për popull.

Këtë seancë speciale, e injoruan deputetët e Listës Serbe, që varrimin e Isa Boletinit në Boletin e quajnë si provokim. Nga Prishtina, arkivoli me eshtnat e heroit, mori rrugën për në Mitrovicë.

Paradite, Isa Boletini qendroi ne Prekaz ne Kullen e Familjes Jashari.