Vetëm ky ushtrim mund t’jua përgjysmojë rrezikun nga vdekja

E publikuar: 28/10/2018 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse do të angazhoheni pak më shumë do të përmirësoni dukshëm shëndetin dhe do të zgjasni jetën.

Studimi i paradokohshëm i kolegjit mjekësor “Penn State” bazohet në vëzhgimin 15-vjeçar të grupit të njerëzve mbi moshën 65 vjeçe dhe në hulumtimin e shprehive të tyre për ushtrime.

Pothuajse një e treta e atyre njerëzve gjatë studimit kanë vdekur, transmeton Telegrafi.

Më pak se 10 për qind të pjesëmarrësve rregullisht kanë bërë ushtrime, ndërkaq kjo ishte e mjaftueshme që shkencëtarët të konstatonin që me ushtrime kanë zvogëluar rrezikun nga vdekja për së paku 46 për qind.

Hulumtuesit kanë vendosur t’ua përshtatin studimin njerëzve më të rinj se 65 vjeç, prandaj kanë filluar t’i vështrojnë edhe faktorët e tjerë: diabetin, alkoolin, cigaret etj.

Ata, kanë arritur në konkludimin që vetëm me ngritjen e peshave zvogëlojnë rrezikun nga vdekja e hershme për së paku 19 për qind.

Autorja e studimit Jennifer Krascnevski ka sqaruar që forcimi i muskujve me pesha shton forcën dhe qëndrueshmërinë, por edhe dendësinë e eshtrave, gjë që zvogëlon rrezikun e rrëzimeve dhe thyerjeve të eshtrave.

Ajo ka shtuar edhe që është me rëndësi shtimi i masës të cilën e bën ushtrimi i këtillë, sepse ajo do të përshpejtojë djegien e kalorive.

– Kurrë nuk është vonë të filloni të ushtroni. Kemi konstatuar që edhe të moshuarit shumë shpejt mund t’i arrijnë të rinjtë, nëse bëjnë ushtrime të qëndrueshmërisë – thotë Jennifer.

Gjithashtu, përsëritja e ngritjes së peshave të vogla është njësoj e efektshme si edhe ngritja peshës më të madhe përnjëherë, andaj keni mundësi të zgjidhni se sa pesha të rënda të ngrini. /Telegrafi/