Vetëm kujdestarja e vërejti fëmijën që po përpëlitej nën sipërfaqen e ujit të pishinës (Video)

E publikuar: 02/08/2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kujdestarja e një pishine në Shtetet e Bashkuara, ishte  vetmja që e vërejti një fëmijë, që po mbytej dhe vërehej me vështirësi, sepse ishte i tëri nën sipërfaqen e ujit.

Pranë viktimës që përpëlitej, ishin edhe shumë pushues në goma, por asnjëri nuk po e shihte çfarë ndodhte pranë, transmeton Telegrafi.

“Kjo është arsyeja, pse çdo pishinë apo plazh duhet ta ketë nga një kujdestar të specializuar” shkruan përbri videos që është shpërndarë në internet.

Me këtë rast, kërkohet të bëhet kujdes të shtuar gjatë vizitave nëpër pishina të pambrojtura ku nuk ka kujdestar. /Telegrafi/