Vetëm 81 persona të karantinuar në QS

E publikuar: 11/05/2020 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mars të këtij viti, pas përhapjes së virusit COVID-19 në vendin tonë, Qeveria e Kosovës mori vendim që Qendra e Studentëve të kthehet në karantinë.

E tash e dy muaj, në këtë Qendër janë strehuar të gjithë ata qytetarët të cilët janë kthyer nga shtetet e jashtme, ku pas 14 ditë qëndrimi iu janë nënshtruar testimit për COVID-19.

Shumica prej tyre kanë rezultuar negativë në testime, duke bërë kështu që të largohen në shtëpitë e tyre.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thënë për Telegrafin se tani për tani numri i personave që janë duke qëndruar në këtë Qendër, është 81.

“Numri total i personave që janë duke qëndruar në Qendrën e Studentëve është 81”, ka thënë Sfishta, duke thënë se mbrëmë janë testuar edhe 17 persona.

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me coronavirus dhe dy pacientë të shëruar.

Deri më tani numri i personave të prekur me COVID-19 ka arritur në 884, të shëruar janë 655, ndërkaq 28 persona kanë humbur jetën.