Vetëm 7 futbollistë aktiv në mesin e 20 golashënuesve më të mirë në histori të Championsit

E publikuar: 15/02/2018 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në listën e 20 golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve janë vetëm shtatë futbollistë që vazhdojnë të jenë aktiv, ndërsa 17 të tjerë tashmë i kanë varë atletet e tyre, ka edhe nga ata që kanë ndërruar jetë.
Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona), Karim Benzema (Real Madrid), Zlatan Ibrahimovic (Manchester United), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Thomas Muller (Bayern Munich) dhe Edinson Cavani (PSG) – janë futbollistët aktiv që kanë zënë vend në mesin e 20 golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Lider është pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, me 116 finalizime pas dy golave që realizoi të mërkurën mbrëmë kundër Paris Saint Germainit. Portugezi ndiqet nga Lionel Messi me 93 gola.

I treti është Raul Gonzales (i pensionuar), ndërsa top 5 plotësohet me Ruud van Nistelrooy (tashmë në pension gjithashtu) dhe Karim Benzeman që vazhdon të luajë për Real Madridin,/ Gazeta Express/

20 golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave: