Vetëm 65 persona u dënuan për krime lufte në Kosovë, sfidë mbetet mungesa e të dhënave dhe prokurorëve

10.11.2019 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vetëm 65 persona u dënuan për krime lufte në Kosovë, sfidë mbetet mungesa e të dhënave dhe prokurorëve

Për 13 mijë e 500 të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga 111 personat e akuzuar janë dënuar vetëm 65 nga gjykata në Kosovë, Serbi si dhe nga gjykata e Hagës, sipas të dhënave të Fondit për të Drejtë Humanitare (FDH).

Tribunali i Hagës pas përfundimit të luftës filloi punën në hetimin dhe gjykimin e krimeve. UNMIK-u më pas u morë me këto lëndë, për t’u vazhduar nga EULEX-i deri në marrjen e kompetencave nga vendorët.

Përderisa edhe në Serbi në vitin 2008 është themeluar një departament i veçantë në kuadër të Gjykatës së Lartës për gjykimin e këtyre krimeve.

Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krime të luftës, nga FDH-ja, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se 65 persona të cilët janë akuzuar për krime lufte në Kosovë, janë dënuar me 558 vjet burgim.

“Që nga përfundimi i luftës, këto procese gjyqësore kanë filluar të gjykohen nga Tribunalin e Hagës dhe paralelisht me atë i kanë gjykuar edhe prokurorët dhe gjyqtarët vendorë, por menjëherë në vitin 2000, këto kompetenca kanë kaluar tek misioni ndërkombëtarë, UNMIK-u, në 2009 ka filluar EULEX-i dhe së fundi këto kompetenca të EULEX-it, janë ndërprerë, në kohët e fundit, gjyqësori vendor i ka këto kompetenca me i hetuar dhe gjykuar krimet e luftës, këto raste po ashtu janë gjykuar edhe nga gjykatat vendore në Serbi, fillimit kanë filluar me u gjykuar nga gjykatat e qarkut të disa qyteteve, mandej në 2008 është krijuar një departament në kuadër të gjykatës së lartë i cili merret me gjykimin e krimeve të luftës”, ka thënë Alija.

Sipas tij, gjatë periudhës kohore 1998-2000, sipas të dhënave të fondit, janë vrarë dhe zhdukur rreth 13 mijë e 500 viktima, për këto 13 mijë e 500 viktima në total duke i llogaritur aktgjykimet në Kosovë në Serbi, Hagë dhe kudo që janë marrë me gjykimin e krimeve të luftës, janë dënuar gjithsej 65 persona.

“Në Hagë i kemi disa gjykime ndaj eprorëve politik dhe ushtarak, ndërsa në gjykata vendore janë dënuar personat me përgjegjësi më të ulët. 65 persona në total janë dënuar me 558 vite burgim, në këtë moment pranë gjykatave të Kosovës, janë duke u gjykuar 3 shqiptarë dhe 3 serb, po ashtu i kemi edhe 6 persona të arrestuar, ku procedura ndaj tyre është ende në hetime, ata janë 3 serb, 1 boshnjak dhe 1 shqiptar”, tha Alija.

Alija tha se sfidë mbetet mosbashkëpunimi i Serbisë dhe Kosovës për shkëmbimin e informatave lidhur me kryesit e këtyre krimeve.

Ai thotë mungesa e prokurorëve, por edhe stafit mbështetës, sidomos në Prokurorinë Speciale, mbetet sfidë tjetër e cila prekë grumbullimin e dëshmive të krimeve të luftës, derisa shton se edhe mungesa e të dhënave po pamundëson proceset e hetimeve dhe hulumtimeve për këto krime.

“Sfida e radhës, ka qenë sigurimi i dëshmitarit, pasi në gjithë këto raste, ndër provat kryesore është memoria e dëshmitarit dhe dëshmia e tij, përgjatë 20 viteve, dëshmitarët vdesin dhe ka mundësi që një numër shumë i madh i kryesve të mos dënohet dhe numri i madh i krimeve kurrë të mos procedohet pranë organeve gjyqësore, sfidat momentale tek departamenti për krime të rënda në Prokurorinë Speciale, sipas nesh është numri i vogël i prokurorëve, këta prokurorë nuk kanë mjaftueshëm staf mbështetës të cilët kanë punuar më herët dhe kanë njohuri të mëdha për krimet e luftës, mendoj se kanë nevojë për trajnime, për më shumë aktakuza”, ka thënë ai.

“Departamenti Special në Prishtinë, ata nuk kanë mjaftueshëm, në kuadër të prokurorisë speciale nuk posedojmë të të dhënave për të gjitha krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, prokuroria speciale kanë një pengesë të një data-bazë ku po që se ekzistonte kjo bazë atëherë do të ishte më lehtë për t’i hetuar dhe hetuar krimet”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit Tomë Gashi, për krimet e luftës janë dënuar më shumë ish-ushtarë të UÇK-së se sa serbët.

Gashi tutje shton se mungesa e prokurorëve kosovarë për t’i hetuar këto krime, është një sjellje degraduese, por edhe fyese për të gjitha viktimat e luftës dhe familjet e tyre.

“Gjithmonë prej 12 qershorit të vitit 1999 deri më tani nuk ka pasur vullnet politik që të identifikohen dhe zbulohen ata që kanë kryer krime të luftës në Kosovë, për forcat serbe, ushtarë për ushtrinë serbe dhe të tjerë që janë involvuar dhe ne kemi rreth 15 mijë shqiptarë të vrarë civilë gjatë vitit 1998-1999 dhe kemi një numër të vogël të atyre që janë akuzuar dhe gjykuar, që të jetë ironia më e madhe, ne deri tani kemi pas të gjykuar shumicën e tyre ish-pjesëtarë të UÇK-së për rastet e krimeve të luftës dhe nuk kemi pas asnjë rast të akuzimit dhe dënimit të serbëve, policëve dhe ushtarëve serb që kanë kryer masakra në Kosovë”.

“Ka qenë një neglizhencë totale edhe e institucioneve të Kosovës, që nuk janë marrë për 20 vjet me këtë çështje më të dhimbshme pasi ju ka munguar vullneti politik, por edhe tashmë kemi vetëm tre prokurorë që merren me rastet e krimeve të luftës dhe besoj që kjo është e pamjaftueshme dhe një sjellje e degraduar dhe fyese ndaj viktimave të luftës që 3 persona të merren me këtë çështje”, tha Gashi.

Ndërsa kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezit, në një intervistë dhënë për EO në muajin korrik kishte thënë se Prokuroria e Shtetit po punon në ndjekjen dhe hetimin e atyre të cilët kanë kryer krime.

Sipas Lumezit, për të rënë në gjurmët e këtyre personave, Prokurorisë së Kosovës i duhet edhe ndihma e shteteve të tjera.

“Ne e kemi departamentin për krimet e luftës i cili funksionon në kuadër të Prokurorisë Speciale dhe aty i kemi tre prokurorë, ata çdo ditë punojnë me lëndë, nxjerrin aktvendime për fillimin e hetimeve, bëjnë kërkesa të ndryshme të Policisë së Kosovës për grumbullimin e informacioneve të cilat janë të nevojshme për fillimin e procedurës penale dhe ngrisin akte akuzuese”.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ku përfshihet edhe gjykimi në mungesë, ai shprehet i bindur se do të ketë rezultate në këtë drejtim.

“Jemi duke bashkëpunuar edhe me shtete të tjera për gjetjen e informacioneve dhe grumbullimin e informatave të nevojshme për këto raste, mirëpo ju e dini që një numër i madh i kryerësve të veprave penale ose kryerësve të krimeve të luftës nuk gjenden në territorin e Kosovës, ata janë jashtë territorit të Kosovës, ne kemi lëshuar edhe urdhër-arreste ndërkombëtare për disa persona, kemi dëgjuar edhe për disa persona që gjenden jashtë territorit të Kosovës e që janë të dënuar nga Tribunali i Hagës”.

Krimet e luftës në Kosovës do të gjykohen edhe nga një Gjykatë e formuar nga kosovarët me seli në Hagë, e njohur si Gjykata Speciale. Specialja do të gjykojë krimet e pretenduara të ish-ushtarëve të UÇK-së gjatë luftës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zafir Berisha: Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë, për intervistim në Hagë

Zafir Berisha: Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë, për intervistim në Hagë

Gabimet gjyqësore i kushtojnë mbi 2 milionë euro Maqedonisë së Veriut

Gabimet gjyqësore i kushtojnë mbi 2 milionë euro Maqedonisë së Veriut

Mustafa: LDK ka vullnet edhe përkushtim që të arrihet koalicioni me VV’në, kemi punuar gjatë

Mustafa: LDK ka vullnet edhe përkushtim që të arrihet koalicioni me VV’në, kemi punuar gjatë

Sulmi me raketa, vriten të paktën 70 ushtarë

Sulmi me raketa, vriten të paktën 70 ushtarë

Thaçi: Po mendoj dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për Kryeministër dhe ka caktuar gjysmën e Qeverisë

Thaçi: Po mendoj dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për Kryeministër dhe ka caktuar gjysmën e Qeverisë

6 orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Serbi-Hungari

6 orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Serbi-Hungari

Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni pushim Thaçit – ai tashmë është i thinjur

Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni pushim Thaçit – ai tashmë është i thinjur

Denoncuesi i masakrës së Reçakut shkon në Presidencë, e takon Thaçin

Denoncuesi i masakrës së Reçakut shkon në Presidencë, e takon Thaçin

Kurti para studentëve: Si kryeministër premtoj zvogëlim të pushtetit

Kurti para studentëve: Si kryeministër premtoj zvogëlim të pushtetit

Avdullah Hoti flet se LDK’së i takon Presidenti në kohën kur s’ka ende koalicion me VV’në

Avdullah Hoti flet se LDK’së i takon Presidenti në kohën kur s’ka ende koalicion me VV’në

Donika Gërvalla: Mjerë ai popull që pret diçka prej Isa Mustafës

Donika Gërvalla: Mjerë ai popull që pret diçka prej Isa Mustafës

Cakaj: I falënderoj krerët e partive për marrëveshjen e unitetit për Preshevën

Cakaj: I falënderoj krerët e partive për marrëveshjen e unitetit për Preshevën

Nagavci: Thaçi i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV!

Nagavci: Thaçi i anshëm dhe kundër LV!, po dëshiron të krijoj huti te qytetarët e presion tek LV!

Prizren/ Burri vrau bashkëshorten nga xhelozia. Gjykata dënon shtetin pse se mbrojti, 95 mijë euro për fëmijët

Prizren/ Burri vrau bashkëshorten nga xhelozia. Gjykata dënon shtetin pse se mbrojti, 95 mijë euro për fëmijët

Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh (Video)

Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh (Video)

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte mundësinë e koalicionit nëse vjen oferta (Video)

Haradinaj thotë se do ta shqyrtonte mundësinë e koalicionit nëse vjen oferta (Video)