Vetëm 14 mijë veteranë do të marrin pagë

E publikuar: 23/09/2015 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e caktimin e pagës së veteranëve të UÇK-së.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ata që kanë fituar statusin e veteranit deri në moshën 35 vjeçare do të marrin pagën prej 130 euro, ndërsa ata mbi 35 vjeç do të marrin pagën prej 170 euro.

Por se kur do të filloj dhënia e pagës për veteranët do të njoftoj ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, transmeton kp.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u tha se janë rreth 14 mijë persona të papunë që do të përfitojnë pagën që i takon në bazë të ligjit për veteranët.