Vetëdorëzohet në Polici ish-kreu i Hipotekës Kavajë

E publikuar: 16/11/2017 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëdorëzohet në polici, ish-kreu i Hipotekës Kavajë, Seit Cikalleshi, i akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdet, Spille.

Ndaj Cikalleshit ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” dhe ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh.

Kjo, pas hetimit të Prokurorisë e Kavajës që ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët dyshohet se janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës përsa i përket ndarjes së tokave.