Vetë dorëzohet menaxher i Organizatës Mikrofinanciare “FINKA”

E publikuar: 27/05/2015 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së martë është vetë dorëzuar i kërkuari A.S., nga Komuna e Dragashit, ish – menaxher i Organizatës Mikrofinanciare “FINKA” dega në Dragash. I njëjti ka qenë në arrati që nga vitit 2011. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore e Prizrenit kishte lëshuar urdhër arrestin që nga muaji nënëtor i vitit 2011.

Prokuroria Themelore në Prizren, në mungesë të të dyshuarit kishte pezulluar hetimet, ndërsa tani pas vetë dorëzimit i ka rihapur vendimet ndaj tij për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale: shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 paragrafi.3 në bashkëkryerje nga neni 23 të KPK-së, falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 të KPK-së, përvetësimi në detyrë nga neni 340 paragrafi.3 lidhur me paragrafin.1 dhe lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje, si dhe vepra penale asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor nga neni 324 lidhur me nenin 23 të KPK-së, në bashkëkryerje. Ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit me qëllim të zhvillimit të procedurës normale ndaj tij.