Vetaksident në Prishtinë

E publikuar: 20/02/2020 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet, saktësisht mbrapa Teatrit Kombëtar.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në fotografi shihet se vetura e tipit golf, ka goditur pjesët anësore të trotuarit.

Në vendin e ngjarjes duket se ende nuk ka arritur policia, ndërsa kalimtar të rastit janë mbledhur për t’i dal në ndihmë shoferit.