Vështirë të shihet një, turisti pati fatin t’i shohë dy rrëqebull që përlesheshin në rrugë (Video)

E publikuar: 19/09/2017 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turisti i paemëruar që po shëtiste në një pjesë malore të Amerikës së Veriut, ka hasur në dy rrëqebull që po përlesheshin.

Ende nuk dihet çfarë është kjo zënkë, por besohet se ata po e sfidonin njëri-tjetrin në luftën për territor, transmeton Telegrafi.

“Kamerat e vrojtimit, kalojnë vite të tëra dhe vështirë ia dalin të filmojnë një rrëqebull, ndërsa ai i pa duke u përleshur”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Kjo kafshë që i përket familjes së maces, është shumë e rrallë dhe bën jetë vetmitare, në hapësira shumë të mëdha banimi.

Rrëqebulli mund të kërcejë deri në tri metra lartësi për të kapur zogjtë në fluturim, ndërsa ushqehet edhe me brejtës, kafshë tjera të vogla dhe peshk. /Telegrafi/