Veshja transparente që e shfaq me plot stil Kidën

E publikuar: 20/09/2018 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Orhidea Latifi edhe këtë herë e ka dëshmuar se është njëra ndër artistet më me stil të estradës.

Duke qenë se është mjaft aktive në rrjete sociale, ajo nuk ndalet së publikuari imazhe të llojllojshme dhe mjaft unike.

E tillë vjen edhe në setin e ri fotografik me një veshje transparente ngjyrë të kaltër, linjat trupore të së cilës ju lënë pa fjalë.

Kida së fundmi ka shijuar edhe disa ditë pushimi bashkë me familjen e artistit, Ermal Fejzullahu në Turqi.

E pas pushimeve ajo do rikthehet me një bashkëpunim por që nuk e ka zbuluar emrin e këngëtarit.