Veseli vlerëson kontributin e humanistit Halil Kastrati

E publikuar: 04/04/2019 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar humanistin e mirënjohur kosovar, Halil Kastrati.

Veseli vlerësoi lart kontributin e Kastratit për njerëzit në nevojë, përderisa tha se puna e tij duhet inkurajuar.

“Bashkëbisedimi me një aktivist humanitar të përkushtuar si Halil Kastrati është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua. Veprimtaria e tij e vyer meriton të inkurajohet pasi ai kultivon solidaritetin si një ndër vlerat më të mëdha shpirtërore të popullit tonë” ka shkruar Veseli në Facebook.